Ish deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, duke ironizuar dekretin e kreut të shtetit, Vasili shkruan se Begaj të vetmen Kushtetutë që njeh, është ajo e Ramës, ndërsa atë të vërtetën nuk i di as shtëpinë.
Sipas Vasilit, ankimimi në Kushtetuese nga ana e Veliajt për vendimin e shkarkimit, automatikisht sjell edhe pezullimin e shpalljes së zgjedhjeve.
Statusi
Ky Begaj vetëm Kushtetutën e Ramës di, se Kushtetutës së Shqipërisë as ja di shtëpinë se ku e ka.
Prandaj ky Begaj dekretoi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, megjithëse Vendimi i shkarkimit të Veliajt është ankimuar në Gjykatë Kushtetuese, ankim që sjell automatikisht pezullimin e shpalljes së zgjedhjeve.
Kushtetuta në nenin 115 përcakton:
Neni 115
” 2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën
Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast Vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.”
Po ku e le Rama, Begajn që të lexojë Kushtetutën.
Ndaj mos u merrni hiç me presidence e degraduar gjer në dhimbje.
