Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo është rritur në 218, sipas numërimit të fundit zyrtar, pasi ekipet e shpëtimit kanë hequr dorë nga shpresa për të gjetur të mbijetuar në rrënoja.
Ekipet e shpëtimit tani janë duke u fokusuar në gjetjen e trupave. Pasditen e së martës, askush nuk është gjetur i gjallë nën rrënoja.
“Fatkeqësisht, janë 218 të vdekur, bazuar në shifrat paraprake”, tha Juan Manuel Mendes, drejtor i Qendrës së Operacioneve Emergjente.
“Shpëtuesit tanë po përgatiten t’i japin fund kërkimeve të tyre pasi shpëtuan 189 persona”, shtoi ai.
Dhjetëra njerëz janë ende të grumbulluar rreth klubit, në spitale dhe në morg, duke pritur informacione për të afërmit dhe miqtë e tyre të zhdukur. Disa mbajnë foto, të tjerët thjesht qajnë.
Një listë me emrat e të vdekurve është vendosur në një tendë pranë zonës ku po mblidhen kufomat.
🚨 CENAS FORTES | Vítimas ficam soterradas sob os escombros após desabamento brutal da laje.
O número de mortos após o desabamento do teto da boate Jet Set subiu para 113. Uma tragédia que mergulha o país em dor profunda.#JetSet #RepublicaDominicana https://t.co/zaHDy7dOgU pic.twitter.com/aELDaNoVZP
— Dennys Deeh (@DennysDeeh_) April 9, 2025
Top Channel
