PAMJE NGA NGJARJA
NOVI SAD- Protestat në Serbi nuk kanë të ndalur! Së fundmi studentët janë përleshur me policinë përpara Fakultetit të Filozofisë në, duke tentuar të hyjnë me forcë në ndërtesën e fakultetit. Ata sulmuan kordonin policor që ruante hyrjen e ndërtesës së atij institucioni, pasi kishte skaduar afati që i kishin dhënë dekanit Milivoj Alanoviq për të dalë nga ndërtesa.
“Në orën 22:20, duke injoruar disa paralajmërime të lëshuara më parë nga policia, rreth 300 qytetarë u përpoqën të hynin me forcë në hyrjen kryesore të Fakultetit të Filozofisë dhe me atë rast sulmuan kordonin e ngritur nga Njësia e Ndërhyrjes së Policisë”, tha Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë.
Polcia përdori sprej me piper, dhe u kërkuan përfircime të tjera policore për të ndaluar sulmin e turmës, të përbërë nga 300 persona. Protestuesit përdorën vezë, mjete piroteknike dhe objekte të tjera kundër policisë.
Më parë, studentët në bllokadë kërkuan që dekani dhe një pjesë e punonjësve të largoheshin nga ndërtesa e Fakultetit. Ata kërkuan gjithashtu që policia, të cilën ata pretendonin se ndodhej në ndërtesë, të largohej deri në orën 22:00, dhe që studentët në bllokadë dhe një pjesë e punonjësve që i mbështesin ata të lejohen të hyjnë deri në mesnatë. Në emailin e dërguar dekanit, studentët në bllokadë deklaruan se, nëse kërkesa e tyre nuk respektohet, ata “frikësohen nga një shkelje serioze e mundësisë së dialogut”. Në kërkesat që lexuan para ndërtesës së Fakultetit, studentët në bllokadë kërkuan përdorimin pa pengesa të ambienteve të ndërtesës së fakultetit, si dhe që të mos iniciohet asnjë procedurë disiplinore ndaj studentëve në bllokadë, dhe nëse ato iniciohen, të pezullohen.
Studentët thanë gjithashtu se do të jenë para fakultetit çdo ditë derisa dekani të largohet nga ndërtesa. Dekani Milivoj Alanoviq tha më herët sot se ai është ende në ndërtesën e fakultetit dhe se hyri për të siguruar kushtet për mbajtjen e periudhës së provimeve sepse kjo është e nevojshme për mbijetesën e atij institucioni të arsimit të lartë. Alanoviq tha se u propozoi studentëve në bllokadë një dialog për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale. Fakulteti i Filozofisë në Novi Sad njoftoi më parë se periudha e provimeve të 1 shtatorit, pra kompensimi për periudhën e provimeve të dhjetorit, do të mbahet nga 1 deri më 9 shtator./ZËRI
