Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Toka rrotullohet më shpejt nesër, dita do të jetë më e shkurtër se zakonisht
Rrotullimi i Tokës pritet të përshpejtohet nesër, më 6 gusht 2025, duke e bërë atë një nga ditët më të shkurtra të regjistruara ndonjëherë, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Sipas ekspertëve, planeti ynë do të humbasë rreth 1.25 milisekonda nga dita e zakonshme 24-orëshe për shkak të një ndryshimi të pashpjeguar në dinamikën e tij rrotulluese. Ndërsa ky ndryshim i vogël nuk do të vërehet nga njerëzit në përditshmëri, studiuesit po analizojnë pasojat afatgjata që mund të jenë serioze përfshirë përmbytje në rajonet ekuatoriale, ndryshime klimatike ekstreme dhe prishje të ritmeve biologjike të njeriut. Sipas astrofizikanëve, përshpejtimi i rrotullimit mund të çojë në rritje të forcës centrifugale, duke zhvendosur ujërat e oqeaneve nga polet drejt ekuatorit. Një rritje e tillë mund të sjellë përmbytje në zona të...