Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotikeGjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi.Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:D. V., kryetar i fshatit PecajR. M., kryetar i fshatit Ura e ShtrenjtëN. V., kryetar i fshatit NdrejajL. M., kryetar i fshatit NicajGj. K., kryetar i fshatit MollëL. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojturaNë territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:P. I., kryetar i fshatit BzhetëGj. M., kryetar i fshatit DucajM. Ç., roje pyjeshM. B., kryetar i fshatit Lohë e SipërmeNë territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.
Bën kërdinë në Shkodër operacioni “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike
