FOTO ILUSTRUESE
KLOS-Një person i pajetë është gjetur në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se viktima është një 65-vjeçar, Selim Velsula.
Nga të dhënat e para mësohet se ai është qëlluar të paktën 3 herë me thikë në gjoks. Gjithashtu ka plagë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Viktimës i është gjetur pranë një thikë. Policia është nisur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.
