Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Revoltohet Nard Ndoka: Nuk jam me PD, na goditën pas shpine! Noka e Topalli ishin xhelozë me mua
Pas humbjes në zgjedhje, Partisë Demokratike i ka ikur një tjetër aleat. Bëhet fjalë për Partinë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka. Ky i fundit i ftuar në ‘Euronews Albania’ tha se PDK nuk mund të bashkëveprojë më me PD-në, pasi nuk ndjehen të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike dhe se i ka goditur pas shpine. Nard Ndoka sulmoi drejtpërdrejt Flamur Nokën dhe Jozefina Topallin, që sipas kreut të PDK-së, janë shumë xhelozë kundrejt tij dhe se e kanë sulmuar në mënyrë të turpshme. “I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha dhe arriti ta bëjë një gjë të tillë, por PD nuk mund te jetë më një aleatë e Partisë Demokristiane, nuk ndjehemi të vlerësuar nga ajo forcë...