Adriatik Lapaj: PS mori 10 vota qyl, ne forca e tretë politike në vend

Adriatik Lapaj: PS mori 10 vota qyl, ne forca e tretë politike në vend

Kreu i koalicionit Nisma ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se numri i votave i përkthyer në mandate ka nxjerrë lakuriq sistemin, pasi sipas tij Partia Socialiste ka marrë 10 mandate qyl. Ai thotë se të njëjtat vota që ka marrë si koalicioni i tij ashtu dhe PS në Vlorë e tregojnë më së miri këtë, ku kjo e fundit ka 9 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet vetëm 1 mandat. Edhe pse targeti i vendosur prej tij ishte të merrnin 300 mijë vota, Lapaj thotë se priste një rezultat më të mirë se brenda vendit, por edhe në diasporë. Ai thekson se ka lënë pas 48 parti të tjera dhe renditet forca e tretë politike në vend. ”Ne hymë në një garë me 53 parti politike....