Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kris arma në Durrës, plagoset 36-vjeçari / Si ndodhi ngjarja
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës, pranë kufirit me zonën e Shënavlashit, ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri. I lënduari, i identifikuar si Arbër Goreja, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip “Ford”, duke goditur 36-vjeçari në krahun e majtë me pistoletë. Pas të shtënave, i plagosuri arriti të shkonte vetë në Komisariatin e Policisë për të kërkuar ndihmë dhe transport drejt spitalit. Burime bëjnë me dije se 36-vjeçari kishte qenë i plagosur edhe dy vite më parë në një atentat tjetër. Në një njoftim paraprak, policia tha se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. “Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës,...