Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            AKU flet për ngjarjen në Gramsh: Vezët me salmonelë janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi
                            Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive me Salmonelë. Pas verifikimeve të plota të gjurmueshmërisë dhe analizave laboratorike, AKU konfirmon se vezët e furnizuara në këtë kopsht nga prodhuesi dhe subjekti furnizues kanë rezultuar negative me Salmonelë. Sipas AKU-së, ferma e shpendëve, ku prodhohen vezët, është testuar në muajin maj 2025 dhe nuk janë gjetur shenja të salmonelës, duke theksuar se shpendët janë të shëndetshëm dhe produkti i vezëve është i sigurt për konsum. AKU sqaron se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr. 1 Gramsh është shkaktuar nga faktorë të tjerë që nuk kanë lidhje me produktin ushqimor, por me ambientet e kopshtit. Njoftim i AKU Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr....