Partia Demokratike do të kërkojë përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i të gjithë kërkesave që ka bërë PD në KAS për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarqet e Shqipërisë.
Njeriu i Edi Ramës në KAS, mercenari Ilir Rusmali, që votoi pak ditë më parë për të mos u dhënë procesverbalet e qendrave të votimit PD-së për Kukësin, ka përsëritur sjelljet e një njeriu pa normë e pa etikë.
Në seancën e mesditësë sotme në KAS ku po shqyrtohej ankesa e PD-së për të shpallur të pavlefshëm votimin në qarkun e Dibrës ofendoi përfaqësuesin ligjor të PD-së, Marash Logu.
Ilir Rusmali: “Ti je djalë i ri dhe gabon vazhdimisht. Ishte e qartë kërkesa ime. Fodullin mos e bëj në institucion.
Marash Logu: Kërkoj procedurialisht që Rusmali të përjashtohet nga shqyrtimi it ë gjithë kërkesave që ka bërë PD se nuk garanton paanshmëri në këtë proces. Ka dhe konflikt interesi. Në këtë moment ti ndërpritet fjala e të mos përfshihet në procedurë. këto fjalë ‘fodullëk’ ti mbajë për vete, e kërko fajlje e ruaj etikën.
Kërkesa pritet të dorëzohet sa më parë pranë KAS.
Partia Demokratike kundështoi sot Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve tabelat e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun Dibër, duke kërkuar pavleshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara më 11 maj, në këtë qark. Perfaqësuesi ligjor I PD Marash Logu, paraqiti në KAS, provat dhe faktet që dëshmojnë se se shteti u shkri në nje me partinë dhe si administrata e resurset shtetërore u përdorën për të blerë zgjedhjet në këtë qark. PD kërkon të administrojë të dhënat e kryqezuara të pajisjes PAY dhe të dhenat nga DHL për shpërndarjen e votës së diasporës.
