Tritoli me nitrat në burgun e Fushë-Krujës, dyshime se u vendos për të shkaktuar arratisje

Të tjera detaje vijojnë të dalin nga ngjarja e mbrëmjes së shkuar e ndodhur në burgun e Fushë-Krujës teksa dyshohet se lënda plasëse e hedhur në afërsi te kabinave elektrike dhe gjeneratorit ka qenë artizanale,  e krijuar me nitrat.
Lidhur me këtë rast dyshohet gjithashtu se sulmi ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje.
Ndërkohë ditën e sotme raportohet se puna në burgun e Fushë-Krujës vijon normalisht.

Mbrëmjen e shkuar Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bëri me dije se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, për të parë çdo lëvizje që është kryer përreth perimetrit të burgut.