Fëmijët e helmuar në kopësht! AKU: Deri tani nuk ka salmonelë në ushqim

foto ilustruese

TIRANË-Kanë dalë përgjigjet e analizave të disa prej produkteve ushqimore të konsumuara nga fëmijët e kopështit publik Nr. 1 në Gramsh, rezultojnë të jenë të infektuar me salmonelë. 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me një komunikim zyrtar lidhur me analizat e produkteve ushqimore të marra në kopshti informon se produktet qumësht, kofshë pule dhe vezë të kampionuara në Gramsh dhe Tiranë kanë rezultuar të pastra për treguesin ‘Salmonella’. Ndërkohë analizat për disa mostra të vezëve dhe kofshëve të pulës janë ende në proces.
Komunikim për publikunNë kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.