Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur, pasi motorçikleta me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi rrugor.
Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqezimit të Rrilës.
Të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Lezhës, nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Nderkohë policia e cila mbërriti menjeherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
