Turi i 82-të Çiklistik Ndërkombëtar/ Policia e Elbasanit plan masash, ja cilat akse rrugore do të bllokohen

Turi i 82-të Çiklistik Ndërkombëtar/ Policia e Elbasanit plan masash, ja cilat akse rrugore do të bllokohen

Policia e Elbasanit ka dalë me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të Turit të 82-të të Çiklistit Ndërkombëtar. Etapa e parë do të zhvillohet sot, dhe do të nisë në orën 15:30. Ndërsa etapa e dytë do të zhvillohet të mërkurën, në orën 12:00. Njoftimi: DVP Elbasan/ Plan Masash për Turin e 82-të Çiklistik Ndërkombëtar. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik. Në territorin e qarkut Elbasan, aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa, sipas itinerareve dhe orareve si më poshtë: Etapa e parë– E martë, datë 27.05.2025 – Ora 15:30 Itinerari përshkon: •Peqin (15:30) •Bradashesh (15:50) •Unaza e Elbasanit (16:00) •Kthim majtas...