Katër fëmijë janë në mesin e dhjetëra personave të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në gjatë festës së tifozëve të Liverpool FC.
27 persona u dërguan në spital, dy prej të cilëve me lëndime të rënda, përfshirë një fëmijë.
Shoferi i makinës, një 53-vjeçar britanik është arrestuar nga policia.
“Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, thonë autoritetet.
Mijëra njerëz ishin në rrugët e qytetit për fitoren e Liverpool FC në Premier League, ndërda klubi i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë shërbimit të emergjencës.
