Rruga “Selim Çoba” në Shkodër, është amortizuar, teksa gropat e saj mbushen me ujë. Kalimi i këmbësorëve por dhe automjeteve bëhet i vështirë, ndërsa banorët thonë se pavarësisht ankesave, bashkia nuk ndërhyn.
Syri tv
Gropat e mbushura me ujë janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët në rrugën ‘Selim Çoba’ në zonën e Zooteknikës të qytetit të Shkodrës.
Banorët tregojnë se kalimi në këtë rrugë është tepër i vështirë, ku duhet të përdorin çizmet.
Ata thonë se në këtë rrugë nuk është ndërhyrë, pavarësisht ankesave që kanë bërë. Për këtë, ato kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit lokal.
Janë mbi 100 familje në këtë zonë që përballen me këtë problematikë, ku duket se janë lënë në harresë nga pushteti lokal.
