Analiza e DW: A po largohet qeveria gjermane nga mbrojtja e klimës?

Analiza e DW: A po largohet qeveria gjermane nga mbrojtja e klimës?

Ministrja e Ekonomisë, Reiche, synon të sigurojë energjinë e nevojshme me termocentrale dhe gaz, e më pak me pompa ngrohjeje. Aktivistët e klimës po e kritikojnë ashpër këtë qasje. Kur ministrja e Ekonomisë nga CDU Katherina Reiche mori detyrën nga ish-ministri Robert Habeck dy javë më parë, ajo foli me fjalë të ngrohta për politikanin ekologjist. Kjo ishte një surprizë, sepse Habeck u bë objektiv i sulmeve të ashpra nga kristiandemokratët gjatë fushatës elektorale. Për shembull, kreu i CSU, Markus Söder, shprehej vazhdimisht për “ministrin më të keq të ekonomisë të të gjitha kohërave”. Por Reiche kujtoi, se Habeck arriti të siguronte furnizime meenergjigjatë krizës energjetike në Gjermanipas pandemisë dhe fillimit të luftës në Ukrainë: “Do të doja t’ju falënderoja për këtë përpjekje pothuajse mbinjerëzore”....