Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Helmimi nga ushqimi me salmonelë në kopshtin e Gramshit, policia: Në spital 6 fëmijë! Sekuestrohen kartelat klinike
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku u helmuan me salmonelë disa fëmijë të një kopshti publik. Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e proves materiale kartelat klinike për 6 fëmijët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 Gramsh janë helmuar nga salmonela disa nga fëmijët e këtij kopshti”, njoftoi...