Drejtoresha e Spitalit e konfirmon: Fëmijët e kopshtit publik të helmuar me salmonelë, 1 prej tyre është rëndë…

Drejtoresha e Spitalit e konfirmon: Fëmijët e kopshtit publik të helmuar me salmonelë, 1 prej tyre është rëndë…

Tre fëmijë janë paraqitur në Spitalin e Gramshit me shenja helmimi është shprehur për media drejtoresha e spitalit, Greta Lena, që sipas të cilës, analizat laboratorike kanë konfirmuar prezencën e bakterit salmonelë. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror të qytetit. Sipas deklaratës së Lenas, rasti i parë që mbërriti në urgjencë ishte një fëmijë me simptoma të rënda, përfshirë temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre. Pas analizave, u konstatua prania e salmonelës, çka ngjalli dyshime për një problem të përbashkët me ushqimin e konsumuar në institucionin parashkollor. “Në spital janë paraqitur gjithsej tre fëmijë, një me simptoma më të rënda dhe dy të tjerë me shenja më të lehta. Të gjithë kanë qenë frekuentues të të njëjtit...