Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikan që ishin me mision në Lituani
Ushtria tha se trupat e tre prej katër ushtarëve amerikanë që u raportuan të zhdukur pasi automjeti i tyre u zhyt në një moçal në Lituani javën e kaluar janë gjetur. “Ushtarët që kemi humbur në këtë tragjedi nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin pjesë e familjes sonë. Zemrat tona janë të rënduara nga një pikëllim që jehon në të gjithë Divizionin Marne”, tha në një deklaratë gjeneralmajori, Christopher Norrie, gjeneral komandues i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë. “Ne jemi në pikëllim me familjet dhe të dashurit e këtyre ushtarëve të të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe të vështirë. Por kërkimi nuk ka përfunduar derisa të gjithë të jenë në shtëpi. Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë për ata që punojnë gjatë gjithë kohës gjatë...