Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tentativave të qeverisë Rama për të ushtruar presion mbi vëzhguesit ndërkombëtarë, duke theksuar se beson në integritetin dhe profesionalizmin e tyre. Ai ka deklaruar se, pavarësisht përpjekjeve monstruoze për të manipuluar raportet e vëzhguesve, besimi i tij është i palëkundur se ata do të qëndrojnë të paanshëm dhe nuk do të lejojnë që Edi Rama të diktojë ose ndryshojë vlerësimin e tyre.
Berisha ka theksuar se ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga nivelet më të larta të qeverisë, duke u përpjekur të ndryshojnë raportin që vëzhguesit ndërkombëtarë kishin përgatitur për zgjedhjet.
Megjithatë, ai është i bindur se këto përpjekje nuk do të kenë sukses, dhe se raporti përfundimtar do të pasurohet me shumë më tepër prova dhe dokumente që dëshmojnë shkeljet dhe manipullimet që ndodhën gjatë zgjedhjeve.
Pjesë nga deklarata:
Unë kam besim të madh në integritetin e vëzhguesve, profesionalizmin, kompetencën e tyre.
Por ato që kam thënë janë absolutisht të vërteta.
Janë bërë përpjekje monstruoze për t’u bërë presion shumë të madh pikërisht për asgjë tjetër përveçse për raportin që kanë shkruar.
Janë bërë ndërhyrje në nivelet më të larta me telefona dhe rrugë të ndryshme, por përsëri besimi im është i madh tek ata zyrtarë të mbledhur nga shumë vende, midis tyre edhe parlamentare të tre institucioneve kryesore ndërkombëtare, se Edi Rama nuk do mundet kurrë të diktojë dhe as të ndryshojë raportin e tyre, përkundrazi ne do e pasurojmë atë raport me qindra e qindra dokumente.
Dhe unë kam besim të madh sepse me të vërtetë ka njerëz për ët cilët vota nuk ka rëndësi, por këta janë një pakicë e pakicës së pakicës.
Në tërësi në vendet e lira, vota është themel i shtetit ligjor, themel i lirive të njeriut.
