Zelenski: Përgjegjës për vijimin e luftës në Ukrainë është vetëm Moska, duhen sanksione shtesë për…

Zelenski: Përgjegjës për vijimin e luftës në Ukrainë është vetëm Moska, duhen sanksione shtesë për…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka reaguar për sulmet ruse përgjatë natës me dronë dhe raketa balistike. Zelenski theksoi se Moska me këto veprime tregon se kërkon të shmangë marrëveshjen e armëpushimit. Ai shtoi se vetëm sanksionet shtesë do ta detyrojnë Kremlini të ulet në tryezë për diskutim dhe sipas tij të bjerë dakord për armëpushim. “Ishte një natë e vështirë për të gjithë Ukrainën. Me çdo sulm të tillë, bota është e bindur se arsyeja pse lufta po zgjatet është Moska. Vetëm sanksionet shtesë kundër sektorëve kyç të ekonomisë ruse do ta detyrojnë Moskën të bëjë marrëveshje për një armëpushim” tha Zelenski. Syri.net-iefimerida