Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lefter Maliqi: Nga kush të ruhesha te numërimi i votave, nga PD apo PS?!
Lefter Maliqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore shkruan në postimin e tij: Për shkak të kodit zgjedhor të padrejtë, duhet të punoja fort. Ky sistem për mua është i korruptuar, lista e mbyllur është fatkeqësi kombëtare dhe për demokracinë në Shqipëri. I përmbahem masakrës zgjedhore që ka ndodhur, unë jam krenar për ata vota që kam marrë. Gara zgjedhore ishte e pabarabartë. Dihej që Lefter Maliqi dilte i treti, por disa drejtues të PD-së, duke nisur nga drejtuesi politik, gjë që ia kam thënë edhe liderit Berisha, nuk punuan siç duhet, orientuan votat. Kishin xhelozi të paparë për të më goditur. Unë ia kisha thënë opozitës së bashkuar dhe liderit Berisha që nuk më interesonte mandati i deputetit. Ka detyra të tjera...