Abuzoi me fondet e BE! Marine Le Pen dënohet me 4 vite burg, i ndalohet kandidimi në zgjedhjet 2027

Marine Le Pen

FRANCË-Liderja e Ekstremit të Djathtë në Francë, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë u shpallën fajtorë për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian. Le Pen është dënuar me 4 vjet burgim, si dhe ndalimi për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, duke i vënë në rrezik karrierën politike, pasi i shuhen aspiratat për të marrë pjesë në garën presidenciale në Francë. Gjithashtu, Marine Le Pen është gjobitur edhe me 100 mijë euro gjobë.
Sa i përket dënimit me burg, Le Pen nuk do të shkojë në qeli, pasi i është konvertuar dhe për dy vite do të monitorohet me byzylyk elektronik. Liderja e Ekstremit të Djathtë në Francë pritet ta apelojë vendimin e Gjykatës së Parisit dhe ky vendim nuk do të zbatohet tani.
Ajo mohoi akuzat se ishte në krye të “një sistemi” që synonte të përfitonte nga paratë e parlamentit të BE për partinë e saj, duke argumentuar në vend të kësaj se ishte e pranueshme të përshtatej puna e ndihmësve parlamentar me nevojat e ligjvënësve të partisë së saj.
Le Pen i tha gjykatës: Unë absolutisht nuk ndjej se kam kryer parregullsinë më të vogël, lëvizjen më të vogël të paligjshme.

Le Pen dhe 24 kolegë të tjerë të Tubimit Kombëtar janë akuzuar për përvetësim të parave të destinuara për ndihmësit e Parlamentit Evropian për të paguar stafin që punonte për partinë gjatë një periudhe 4-vjeçare. Parlamenti Evropian vlerësoi se fondet e supozuara të përvetësuara arrinin në rreth 7 milionë euro.
Me çfarë akuzash përballet Le Pen?
Hetimi paraprak u hap pas një raporti nga Komisioni Kombëtar për Llogaritë e Fushatës dhe Financimin Politik. Organi është përgjegjës për monitorimin e shpenzimeve të kandidatëve. Në zgjedhjet franceze, kandidatëve u ndalohet të tejkalojnë një kufi të caktuar parash. RN (i njohur më parë si Fronti Kombëtar) u akuzua se midis viteve 2004 dhe 2016, kishte punësuar asistentë parlamentarë për të punuar vetëm për partinë e saj, por i paguante me fondet e BE-së. Në punë ajo kishte marrë një truprojë për të, e një për të atin Jean-Marie Le Pen./ZËRI