Vendi në KAOS, mbi 2000 viktima nga tërmeti në Myanmar

Myanmar

MYANMAR- Numri i viktimave në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm ka shkuar në 2056, ndërsa 3,900 të tjerë janë të lënduar. Sipas autoriteteve, 270 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa spitalet dhe morgjet janë të mbingarkuara. BBC raporton se krematoriumet pranë epiqendrës së tërmetit janë mbingarkuar, ndërsa familjet përpiqen të djegin trupat e të afërmve të tyre.

Myanmar

Qyteti i Sagaing ka bërë thirrje pëqr ndihmë nga autoritetet, pasi era e trupave të viktimave ndihet kudo në rrugë. Po ashtu, spitalet dhe vendi po kalon një krizë pasi, çmimi i çantave për të vendosur viktimat janë rritur, nga 9,000 kyat (4 dollarë), por tani kanë një çmim midis 10,000 – 20,000 kyat (4.76-9.76 dollarë). Junta ushtarake që udhëheq Myanmarin ka bërë thirrje për ndihmë nga ndërkombëtarët për shkak të gjendjes katastrofike që ndodhet vendi.

Myanmar

Myanmar

Organizata Botërore Shëndetësore ka bërë një apel urgjent për 8 milionë dollarë në ndihmë për popullin e Myanmar. Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.

Myanmar

Tërmeti goditi mesditën e 28 marsit me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 7.7 ballësh. Në kryeqytetin Naipidav, ekipet punuan të shtunën për t’i ndrequr rrugët e dëmtuara, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit shërbimet e energjisë elektrike, telefonit dhe internetit mbesin të ndërprera. Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën. Po ahstu, si pasojë e tërmetit 8 personë në Tajlandë humbën jetën./ZËRI

766dc204 d826 492e 83f1 1841fcb57a5djpg

7c8e520e a8fe 46ec aeea f3a7980a72eejpg

3b1c7aa3 d512 4899 9c8c 509820b36bd2jpg

f9cbf0bd 57b7 46c7 8b9c 0bd016c7d896jpg