E vërteta e vrajses së palestinezes! Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

Rayyan dhe Fadi Alwan

TIRANË-Shkaku i vrasjes së 24-vjeçares palestineze, Rayyan Alwan, e cila u masakrua për vdekje nga babai i saj, Fadi Alwan në një apartament me qira ditore në Tiranë mbetet ende mister. Por së fundmi miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me planin e prindërve të viktimës për të vrarë vajzën e tyre.
Ata pretendojnë se nëna e Rayyan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte. Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën. Miqtë e viktimës kanë treguar gjithashtu për Ballkanweb se prindërit e Rayyan kanë inskenuar gjithçka duke menduar se nëse vrasja kryhej në vendin tonë, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën. 
Sipas miqëve të 24-vjeçares nëna e Rayyan Alwan, para se vajza e saj të gjendej e vrarë në Shqipëri, ka njoftuar familjen në Liban se e bija kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje, u kishte dërguar edhe një artikull të mediave, ku pretendohej se e reja kishte ndërruar jetë në aksident. 

Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI