Londër/ Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin, 23-vjeçari shqiptar shpallet fajtor

Londër/ Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin, 23-vjeçari shqiptar shpallet fajtor

Kevin Peraj, 23 vjeç, është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia pasi qëlloi me thikë një 19-vjeçar në Finsbury Park, Londër, dhe më pas u arratis në Shqipëri. Sipas policisë Metropolitane në Londër të cilës i referohet Top Channel, ngjarja ndodhi më 11 korrik 2024, kur viktima, Ahmed Habib, u gjet i plagosur për vdekje në një makinë në Stroud Green Road. Një tjetër i ri, pasagjer në makinë, mbeti i plagosur lehtë. Hetimet zbuluan se sulmi kishte ndodhur më herët në Seven Sisters Road dhe Peraj ishte kapur në kamera teksa sulmonte pasagjerin. Pas ngjarjes, Peraj tentoi të largohej me avion nga Heathrow, por pasi humbi fluturimin, u largua përmes kanalit të La Manshit drejt Shqipërisë. Ai u arrestua sapo u kthye në Britani,...