Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza.
OKB-ja kishte thënë më parë se rreth 100 kamionë të tjerë me ndihma do të hynin në enklavën e rrethuar sot.
“Ndërsa në Rripin e Gazës kanë mbërritur më shumë furnizime, ne nuk kemi qenë në gjendje të sigurojmë mbërritjen e këtyre furnizimeve në depot dhe pikat tona të dorëzimit”, tha zëdhënësi.
Stephane Dujarric, duke e përshkruar procesin e shpërndarjes së ndihmave si një “operacion të ndërlikuar”, ai tha: “Një nga ekipet tona priti disa orë për dritën jeshile izraelite për të hyrë në zonën e Kareem Shalom dhe për të mbledhur furnizimet e tyre me ushqime. Fatkeqësisht, ata nuk ishin në gjendje t’i sillnin ato furnizime në magazinën tonë.”
