Në Shkodër u përkujtuan “Ditët e Kujtesës”, në nderim të viktimave të regjimit komunist, ku të përndjekurit politik kërkuan që krimet e së shkuarës të mos harrohen. Filip Guraziu theksoi mungesën e kujtesës historike në arsim, ndërsa Luçiano Boçi pohoi se lufta sot bëhet me historinë dhe kujtesën.
Syri TV
Të përndjekurit politik në Shkodër përkujtuan “Ditët e Kujtesës”, duke nderuar viktimat, të arrestuarit dhe të internuarit e regjimit komunist. Ish-i dënuari Filip Guraziu u shpreh se krimet e komunizmit nuk duhet të harrohen, ndërsa theksoi se
“Në 35 vite politika nuk e ka kryer detyrën ndaj kësaj shtrese”. Ai ngriti shqetësimin për glorifikimin e figurës së Enver Hoxhës dhe mungesën e kujtesës historike në sistemin arsimor.
Ndërkohë, drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, tha se sot përballemi me një tjetër formë lufte atë ndaj kujtesës dhe historisë.
Ato që janë sot janë po ata që ishin dje dhe kanë lindur nga i njëjti bark. Sot premtojnë pasaportën e BE, dikur premtonin lugën e florinjtë”, tha ai.
Në përfundim të aktivitetit, u vendosën kurora me lule pranë memorialit të vendosur përballë Bashkisë Shkodër.
