No Image Available

Trump ‘habitet’ pse s’iu tregua publikut më herët për diagnozën e kancerit të Joe Biden-it

Donald Trump shprehu habinë e tij për diagnozën e kancerit të Joe Biden-it, duke sugjeruar se publiku "mund të ishte njoftuar shumë kohë më parë". Ish-presidenti amerikan u diagnostikua me një formë "agresive" të kancerit të prostatës që është përhapur në kocka. Pasardhësi i tij reagoi ndaj lajmit shumë të trishtë kur u pyet nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha: "Mendoj se është vërtetë e trishtë. Jam i habitur që publiku nuk u njoftua shumë kohë më parë, sepse për të arritur në fazën nëntë, kalon shumë kohë." Trump gjithashtu pretendoi, pa ofruar prova, se ka "gjëra që po ndodhin dhe publiku nuk është informuar" në lidhje me diagnozën e Biden-it, të cilën e quajti "shumë të rrezikshme". Ai shtoi: "Gjithashtu duhet...