Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Humbi mandatin për 100 vota, Gjylameti i kërkon KQZ-së pamjet filmike
Blerina Gjylameti i ka bërë një kërkesë KQZ-së, ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë Qarkun e Tiranës. Deputetja aktuale e PS-së nuk do të ketë një tjetër mandat, pasi deri tani, kur kanë mbetur më pak se 8 mijë zarfe nga diaspora pa u numëruar, Gjylameti qëndron pas Olta Xhaçkës me rreth 100 vota, duke mbetur jashtë listës së fituesve. “I nderuar zoti Celibashi! Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, Ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve në të gjithë qendrat e numërimit të Qarkut Tiranë. Pamjet e kërkuara do të...