Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE
Foto ilustruese BAZILIA- Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e ka të ndaluar nga tani të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në BE, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, tha të hënën Komisioni Evropian. Të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë shpendësh. "Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues [Brazili] të mos jetë i prekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë (HPAI)", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian. "Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të shëndetit të kafshëve për eksport në BE dhe këto certifikata nuk mund të lëshohen më. Asnjë produkt mishi apo shpendësh nuk mund të eksportohet...