GJKKO i ktheu sot për herë të dytë në SPAK dosjen për Asllan Dogjani, duke i kërkuar të plotësojë hetimet.
Dogjani u akuzua nga SPAK për mosdeklarim pasurie lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik.
“Sot është bërë seancë normale për detyrat e prokurorisë, i tregoi akuzës se çfarë veprimesh. Gjykata tha do të kryesh edhe këtë detyra të tjera dhe do të vish pas një muaji. Kjo çështje del qartë se është iniciuar dhe drejtuar nga Rama. Nuk jam këtu se kam vjedhur e korrupsion, por po fole, edhe me qenë Rama në pushtet, është krim.”
Sipas organit të akuzës, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash.Ndërkohë deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.
