Votat e Greqisë, përfundon numërimi për Tiranën dhe 5 qarqe të tjera, vijon ende për disa të tjera!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë, konkretisht Greqia, për subjektet zgjedhore në qarqet, Kukës, Durrës, Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Lezhë.  

Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet:

Korçë
Gjirokastër
Vlorë
Elbasan
Berat

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

Durrës
Tiranë
Shkodër
Fier
Lezhë
Dibër

Në qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).
 

Top Channel