PAMJE NGA NGJARJA
LEZHË-Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun Lezhë, ku Partia Demokratike ka arritur të ruajë mandatin e katërt në këtë qark, me 73 vota diferencë. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik në Tiranë, duartrokitën rezultatin të emocionuar.
Por teksa nisën festimet e demokratëve, ka pasur një përplasje mes drejtuesit politik të PS-së për diasporën, Taulant Ballës dhe Famur Nokës. Të dy janë shtyrë, ndërsa debati i ashpër ka pasuar komentet mbi integritetin e procesit zgjedhor. Por më pas, situata u qetësua. Të dyja palët kanë pranuan rezultatin, teksa kishte edhe batuta e shtrëngime duarsh mes palëve.
Deputetet e Lezhës në Kuvend
Agron Gjekmarkaj – Lista e Mbyllur (PD) Elda Hoti – Lista e Mbyllur (PD) Gjin Gjoni – 8873 vota – Lista e Hapur (PD) Kastriot Piroli – 5632 vota – Lista e Hapur (PD) Ulsi Manja – Lista e Mbyllur (PS)Ermal Pacaj – Lista e Mbyllur (PS) Marjeta Neli – 6745 Lista e Hapur (PS)
