Më shumë se 50 për qind e amerikanëve e kanë traditë kafen e mëngjesit. Shumë njerëz e konsiderojnë atë mënyrën më të mirë për t’u zgjuar
Megjithatë, pirja e kafes mund të rrisë në mënyrë drastike nivelin e kalorive, aq sa mund të të shkatërrojë edhe shëndetin, por nëse je i/e kujdesshëm, atëherë mund ta reduktosh këtë.
Kafja në vetvete është pothuajse pa kalori, por suplementet që shtojmë në të mund të rrisin në mënyrë të ndjeshme kaloritë. Kafja me qumësht mund të shtojë deri në 300 kalori, ndërsa një çokollatë e bardhë mocha mund të shtojë 400 kalori në konsumin e përditshëm.
Fatmirësisht, ka mundësi që edhe në një filxhan kafe të reduktosh kaloritë. Ja si:
Ndrysho qumështin
Nëse përpiqesh që kafen me qumësht ta pish duke hedhur qumësht më të lehtë, mund të arrish të reduktosh deri në 65 kalori në filxhan. Ideal për kafen është qumështi i sojës ose ai i orizit, në krahasim me qumështin e lopës, i cili ka më shumë kalori edhe për shkak të yndyrës.
Redukto sheqerin
Sheqeri përmban 16 kalori në një lugë çaji dhe shumica e njerëzve në një kafe hedhin më shumë se një lugë. Ndërsa e ëmbla është tërheqëse, përfundimisht është një shtesë e vazhdueshme e kalorive. Provo të përdorësh sheqer diabetik artificial apo natyror. Sigurisht, mënyra më e mirë është ta reduktosh.
Shmang kremin
Nuk ka asgjë më të mirë se sa një filxhan kafe me krem, por nëse do shohësh kaloritë, të shmangësh kremin është mënyra më e mirë në këto raste. Mund të jetë shumë e shijshme me krem, por çdo lugë çaji shton afërsisht 10 kalori.
Pi më pak
Sasia e tepërt, në çdo gjë mund është e keqe. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me kaloritë, nëse vijon të pish kafe me filxhan të mëdhenj. Mundohu që edhe kafen ta pish në mënyrë të moderuar. Pak kafe, më pak kalori.
Pi pak ujë
Uji ka cilësi fantastike. Për fat të keq, shumë njerëz nuk pijnë shumë ujë gjatë ditës dhe në fund vuajnë nga dehidratimi apo shumë sëmundje të tjera që shkaktohen nga mungesa e lëngjeve. Nëse je i/e etur dhe pi kafe, ke bërë një gabim të madh. Kafja ka veti që të dehidratojë, kështu që pi pak ujë me një fetë limoni brenda sa herë të kesh etje.
