Samiti i Komunitetit Politik/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe AI-së, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

Samiti i Komunitetit Politik/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe AI-së, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

Edi Rama: Nuk duhet të investojmë vetëm te mbrojtja, por te zemrat e mendjet që do të mbartin me vete shpirtin e Europës. Pse mos të imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe Inteligjencës Artificiale. Një aleancë përtej armatimit. Një burim dijeje, kërkimi e inovacioni, ku vendet që nuk janë anëtare të BE-së bëhen kufij të rinj, ringjallje e asaj që pasoi rënien e murit të Berlinit. Duhen tërhequr të rinjtë në përqafimin e Europës, ku nga këto investime pati dividentë të lartë. T’u japim të rinjve të Europës një arsye më të mirë për të qëndruar se sa të flasim vetëm për armë, për të ëndërruar në tokën europiane. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës nuk është një udhëtim rrëmbimi, por një udhëtim...