Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Si dështoi koalicioni i PD-së në Tiranë, Meta- Idrizi morën 3 deputetë me 8800 vota, Alimehmeti, Murrizi e Dogjani mbetën jashtë me mijëra më shumë
Në të katërtat zgjedhje të përgjithshme radhazi, Partia Demokratike vendosi të fusë brenda listave të saj ata kryetarë të partive aleate, të cilët pranuan të bëjnë koalicion parazgjedhor. E njëjta situatë ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit, kur disa forca politike, Partia e Lirisë, Partia Republikane, PDIU, PBDNJ dhe PAA u futën brenda listave të PD-së me përfaqësuesit e saj në listat e mbyllura. Por në një analizë të votave të marra në qarkun e Tiranës ku dy prej këtyre forcave politike patën kandidatë në listat e sigurta dhe kryetarët e tyre në listat e hapura, rezulton se ato kanë përfituar më shumë se sa PD-ja ka shtuar vota në shportën e koalicionit të djathtë. Konkretisht, Partia e Lirisë ka futur dy deputetë të...