Gazetari dhe autori i Fokus Robert Papa ka bërë me dije se i është drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit për një reagim në lidhje me akuzat për vjedhje, manipulim, presione dhe përdorim të administratës në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Pas shumë tentativash, gazetari Robert Papa ka marrë përgjigje zyrtare nga DASH ku thuhet se janë të vetëdijshëm për akuzat për parregullësi në ditën e zgjedhjeve.
Sipas Robert Papës në përgjigjen e DASH theksohej: “Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën e tij pa intimidim dhe në përputhje me ligjet shqiptare”
“Duke qenë i atashuar te qendra e medias së huaj me qendrat në Neë York dhe Uashington, pra qendrat e medias së huaj pranë Departamentit Amerikan të Shtetit të paktën një herë në muaj ose dy herë në muaj kemi të drejtën të pyesim zëdhënësen e DASH dhe në përgjithësi janë përgjigjur.
Përgjigjet shpesh janë off records që nuk mund t’i bësh publike kurse këtë radhë kam pyetur për heshtjen e DASH ndaj zgjedhjeve duke thënë se ka akuza për vjedhje, për manipulime për presione dhe përdorim masiv të administratës.
Ditën e parë nuk janë përgjigjut. Të dytën gjithashtu. Jam detyruar përsëri ti drejtohem si zyra e Fokus Tv përse kjo heshtje se mbaj mend kur ishte Yuri Kim. E mbani mend si vraponte, si ulërinte, uronte Ramën pa dalë rezultati i zgjedhjeve?
DASH më ktheu përgjigje zyrtare:
Ne jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullësi në ditën e zgjedhjeve. Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën e tij pa intimidim dhe në përputhje me ligjet shqiptare.
Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit është në dijeni për parregullistë e zgjedhjeve në Shqipëri. Jam krenar që modestisht e kam çuar këtë shqetësim deri në zyrën e zëdhënëses së DASH.
Përgjigja është diplomatike ku thuhet çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë votën pa intimidim diplomatikisht është që nuk është kryer vota e lirë pra ka patur intimidim nga administrata. Gjithashtu ka përmendur dhe përputhjen në lidhje me ligjin shqiptar”, tha Robert Papa.
