VD- Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht sekretarin e PD në Kashar,  shoqërohet në polici, Këlliçi: Shkojmë në SPAK!

VD- Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht sekretarin e PD në Kashar, shoqërohet në polici, Këlliçi: Shkojmë në SPAK!

  Pamjet e dhunës   TIRANË- Përplasje fizike kanë shënjuar procesin e numërimit në Kashar. Një prej vëzhguesëve të kandidatit për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, Rei Nozlli ka goditur me grushta dhe shkelma sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti. Sipas kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Grigels Muçollari, shkaku i konfliktit ka qenë një votë e pavlefshme, e cila ka nxitur debate mes përfaqësuesve politikë në qendër të numërimit. I gjithë incidenti ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Edhe kandidati për deputet i Partisë...