Lista preferenciale e Fierit, shtatë kandidatët më të votuar të PS-së. Emrat që mbeten jashtë

Në qarkun e Fierit janë numëruar 52 nga 587 kuti sa i përket vota preferenciale.

Në këtë qark konkurrencë në listën e hapur ka vetëm në Partinë Socialiste, pasi demokratët nuk kanë arritur të marrin as mandatin e pestë të listës së mbyllur.
PS-ja do të marrë shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.
Listën e hapur e kryeson Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asforal Haxhiu, Zegjine Caushi, Antoneta Dhima, Ceno Klosi, Ilirjan Musko, Elton Korreshi.
Në shtatë vendet e parë është edhe deputetja aktuale Antoneta Dhima, ndërkohë që për momentin jashtë mbeten Ceno Klosi dhe deputeti Nusret Avdulla.
PS 7 mandate në listë hapur:
1          Klevis Jahaj               5531
2          Asfloral Haxhiu        3065
3          Zegjine çaushi           2113
4          Antoneta Dhima       1965
5          Ceno Klosi                  1848
6          Ilirjan Musko             1573
7          Elton Korreshi           1405

Top Channel