Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Namazi u fal më herët se njoftimi për qytetarët, KMSH: Pati një problem teknik
Falja e Namazit TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me ankesën e ngritur nga besimtarët për moszbatimin e orarit të faljes së Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej. KMSH pranoi përgjegjësinë për vonesën, duke u shprehur se kjo ndodhi si pasojë e një problemi teknik komunikimi. “Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për...