U vetëplagos me armë zjarri, por në spital deklaroi ndryshe! Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

U vetëplagos me armë zjarri, por në spital deklaroi ndryshe! Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

Një 37-vjeçar ka rënë në pranga, pasi plagosi veten me armë zjarri pa leje. Ai deklaroi në spital, se ishte dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës, ndërkohë që ishte vetëplagosur me armën e zjarrit që e mbante pa leje. Gjithashtu, në pranga vëllai dhe shoku i tij, pasi fshehën automjetin ku dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht, 37-vjeçari. “Pas njoftimit të spitalit të Lushnjës, se një shtetas i dëmtuar në këmbë, kishte shkuar për të marrë mjekim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën hetimet dhe si rezultat i tyre, zbardhën rrethanat e rastit. Në përfundim të veprimeve hetimore u vunë në pranga, shtetasi i dëmtuar, A. M., 37 vjeç, si dhe vëllai i tij, shtetasi I. M., 33 vjeç, dhe shoku i tij, shtetasi F. V.,...