‘Vjedhje e pastër e votës’/ Abazaj: Shkuam të tërheqim zarfet në DHL dhe në sistem dilte që i ‘kemi’ marrë para 1 ore

Një tjetër dëshmi ka ardhur për mënyrën se si janë manipuluar nga mazhoranca socialiste votat e shqiptarëve të Diasporës në Greqi.

Sipas qytetarit Abazaj, në momentin që ka shkuar të tërheqi zarfet në DHL, në sistem dilte që i ‘kemi’ marrë para 1 ore’.

‘Kjo është një vjedhje e pastër’, thekson Abazaj.

Abazaj: Kur kemi shkuar për të marrë fletët e votimit, nuk na është kërkuar asnjë mjet identifikimi. Ndërkohë, në rastet më të thjeshta, si kur posta sjell diçka në shtëpi, kërkohet domosdoshmërisht dokument identifikimi. Këtë herë me votën tonë janë tallur dhe, sipas të gjitha gjasave, është vjedhur.

Në qytetin ku unë banoj, kur shkuam për të marrë zarfin me votën, rezultoi se ato ishin tërhequr 1 orë e 30 minuta para se ne të shkonim në vendin e caktuar, në zyrat e DHL. Në sistem na u shfaq se zarfet ishin tërhequr nga një person i panjohur, i cili ishte paraqitur me një listë të caktuar dhe kishte marrë një sasi zarfesh nga zona ku unë banoj.

Unë e kam denoncuar këtë rast në DHL, në ambasadë dhe pranë KQZ-së. Zarfi ynë është marrë, por nuk kemi asnjë informacion nëse është kthyer apo ka mbërritur në Shqipëri.