Berisha: Vendimi i parë do të jetë rikthimi i Tik Tok, ky është një akt censure i bërë nga Edi Rama

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e organizuar nga të rinjtë dhe lidhja demokratike e gruas, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se, rikthimi i Tik Tok, heqja e censurës ndaj këtij rrjeti social do të jetë vendim i menjëhershëm pas fitores në 11 maj.

Sipas Berishës, censura e fjalës është hapi i parë drejt diktaturës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Një prej vendimeve të para do të jetë hapja e Tik Tok, sepse duke mbyllur Tik Tokun ai u kthye te etërit e tij.

Të nderuar zonja e zotërinj, ky person 2 metra i gjatë, me atlete që duhet piktor dhe sportist në arenën ndërkombëtare, është djali i babit të tij i cili në 10 gusht 1988, firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. Në atë mbledhje të presidiumit u mor ky vendim, dhe ai ishte i pari pas diktatorit që e nënshkroi këtë. Pse? Sepse ai nuk i pranonte vjershat kundër regjimit, sepse ato ishin vjersha për lirinë e fjalës.

Ai kërkonte që era e ndryshimit të vinte dhe në vendin tonë, e kërkonte edhe lirinë e shprehjes.

Meqenëse fjala e tij kërcënonte pushtetin e tyre, ata e varën poetin. Megjithatë djali nuk mund të jetë përgjegjës për veprat e babait, por ai duhet të kërkojë falje për dënuar atë që ka bërë babai i tij.

Edi Rama nuk e ka bërë kurrë këtë, përkundrazi ai ka thënë se; babai im ishte në anën e duhur të historisë.

Pra ai ka një marrëdhënie të vështirë me të rinjtë.

Vendimi i parë do të jetë hapja e Tik Tok sepse, duke goditur këtë platformë për qëllime censure të gjithë duhet ta dinë se, çdo diktaturë fillon me censurën.

Kur ti nuk e duron atë që duron kundërshtari atëherë ke një problem me veten.

Edhe njëherë ju përgëzoj dhe shpreh vlerësimin e thellë për kontributin e çmuar që keni dhënë.

Faleminderit shumë.