Berisha: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

Berisha: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

Një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke denoncuar ashpër atë që ai e quan “krim elektoral” në qarkun e Kukësit. Në postimin e tij, Berisha thekson se “krimineli elektoral Gentian Berberi ndan lekë me furgon policie”, duke e cilësuar atë si “krimin e shëmtuar të narko-komisarit Berberi”. Në vijim të postimit, Berisha citon një “denoncim të qytetarit dixhital”, sipas të cilit drejtori i policisë së qarkut të Kukësit, pas presionit të ushtruar mbi biznese për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste me urdhër të Edi Ramës, ka dalë “hapur dhe shpërndane lek per vote me furgon policie”. Denoncuesi dixhital i bën thirrje Berishës që ta denoncojë këtë person, të cilin e quan “kriminel”. Postimi...