Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar katër udhër-ndalime, bazuar në një procedim penal për të goditur një rast të krimit zgjedhor në zonën e Belshit. Procedimi penal ëshë regjistruar bazuar në një denoncim të kandidatit të PD-së në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani më 4 Maj, i cili e tregonte me video se kompania “Vëllezërit Hysa” po shtronte asfalt vetëm 7 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sipas Canit, asfalti po shtrohej në lagjen e kryetarit të Partisë Socialiste të Belshit. “Në datë 05.05.2025, ora 08:30, nga këqyrja në rrjetin social “Facebook”, është shfaqur postim “Asfalt elektoral në Belsh”, në video dallohet një kamion me mbishkrimin “Vëllezërit Hysa” dhe mbrapa saj një mjet që shtron asfalt. Në këmbë gjendet kandidati i një koalicioni zgjedhor shtetasi Dritan Cani. Ky...