Spanja do të paraqesë projektrezolutë në OKB për heqjen e bllokadës izraelite në Gaza

Spanja do të paraqesë projektrezolutë në OKB për heqjen e bllokadës izraelite në Gaza

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares tha se Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) do t’i paraqesin sa më shpejt të jetë e mundur projektrezolutën në lidhje me bllokadën që Izraeli zbaton ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu. Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, Albares tha se kanë ndërmarrë të gjitha hapat në lidhje me iniciativën për të paraqitur në AP të OKB-së, projektrezolutën në lidhje me përjetimet në Gaza e cila u njoftua nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gjatë javës. Kryediplomati spanjoll tha se janë takuar me kryeministrin palestinez Mohammed Mustafa dhe kanë bërë ndryshimet përfundimtare në projektrezolutë. “Bllokada në Gaza duhet të marrë fund në mënyrë që ndihma humanitare...