Ilir Beqaraj, Gentjan Bejtja dhe Edison Haxhiu
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë të pandehurit lidhur me ngjarjen. Ndërkohë në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai. Në seancën gjyqësore mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.
Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet. Haxhiu akuzohet se makinën tip “Golf 7” e ka vënë në dispozicion të grupit që kreu vrasjen e Gentjan Bejtjat në 15 Mars 2024, makinë e cila u përdor për të larguar autorët e krimit nga vendi ku ata dogjën makinën tip “Land-Rover”. Në makinë u gjetën dhe gjurmët biologjike të djersës së, vlonjatit Flodian Plakut, i cili ka qenë në grupin e gjuajtësve me pagesë.
Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI
